Moti i keq ka sjellë probleme në mjetet e lundrimit në portet kryesore të vendit tonë.
Mëngjesin e sotëm, një prej trageteve të linjës Brindisi-Vlorë ka mbërritur në port, por nuk ka mundur të ankorohet.
Ndërkohë, ende gjatë orëve të pasdites, trageti me 118 pasagjerë qëndron në det të hapur.
Sipas autoriteteve portale të Vlorës, pritet ende për qetësimin e detit për të zbarkuar pasagjerët.