Mbetet në det të hapur një traget i nisur nga Brindisi për në Vlorë.

Ai nuk mund të ankorohet në port për shkak të motit të keq.

Trageti është nisur në orët e para të mëngjesit nga Brindisi, ndërsa dallgët e forta nuk e lejojnë të afrohet.

Mësohet se në traget ndodhen rreth 77 pasagjerë, të cilët kanë mbetur në mes të detit.

Era e fortë, por edhe dallgët e shumta të krijuara në det ka bërë që trageti të dalë në radë dhe të mbajë të bllokuar 77 pasagjerë.

Një ditë më parë autoriteti portual Vlorë kishte njoftuar për rrezikun nga era.