Moti me diell dhe fundjava kanë shtuar daljet e qytetarëve në Durrës për të bërë një xhiro në shëtitoren “Taulantia” apo dhe për të pirë një kafe me familjarët e tyre.

Siç duket edhe në pamjet që sjell operatori i “DurrësLajm”, Sokrat Toçi një pjesë e qytetarëve janë të ulur nëpër lokale, ndërsa pjesa tjetër ka preferuar të shëtisë buzë bregdetit. Ndërsa fëmijët kanë zgjedhur këndin e lojërave për të kaluar pak kohë nën rrezet e diellit.

Në shëtitoren “Taulantia”, nuk mungojnë as muzikantën dhe as shitësit e librave, të cilët tërheqin jo pak vëmendjen e qytetarëve.