Moti i ngrohtë me temperatura të favorshme dhe plot diell, na ka shoqëruar gjatë këtyre dy javëve të para të nëntorit.
Dhe durrsakët dinë si ta shfrytëzojnë atë, të ndodhur në një qytet që natyra i ka falur kaq shumë benefite.
Shëtitjet e gjata dhe vrapi buzë detit në orët e mëngjesit dhe paradites, nuk mungojnë asnjë ditë në zonën e Plazhit, apo dhe të Vollgës e Currilave.
Edhe të moshuarit që tregojnë kujdes në mbajtjen e maskës për t’u ruajtur nga përhapja e Covidit, nuk i kanë frenuar shëtitjet e tyre për të marrë jodin e detit.
Po ashtu edhe automjetet e policisë patrullojnë në bregdet, për të vijuar kontrollet në terren për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse.
Më poshtë pamjet e filmuara nga “DurrësLajm” këtë të enjte, 12 nëntor.





