Moti i nxehtë në Europë ka goditur më shumë Portugalinë dhe jugun e Spanjës, ku temperaturat kanë arritur rekordin e 48 gradë Celcius dhe që pritet të rriten edhe më tepër këtë fundjavë.
Tetë vende në qendër, jug dhe lindje të Portugalisë kanë thyer tashmë rekordin e temperaturave të larta të një moti të paprecedentë. Ndërsa Organizata Botërore e Meteorologjisë thotë se rekordi është vendosur në Athinë të Greqisë në 1977-n, 48 gradë Celsius.
Por jo vetëm në jug të Evropës. Suedia është ende nën kërcënimin e zjarreve të javëve të fundit, që janë shtrirë tashmë në rrethin e Arktikut. Autoritetet shtetërore atjeparalajmërojnë një rrezik të lartë të zjarreve dhe ne qendër dhe jug të Suedisë këtë fundjavë, pasi moti vijon të jetë i thatë dhe me erëra të forta. Ndërkohë në Britani pritet vala e dytë e të nxehtit këtë verë, që nga Spanja e Portugalia do të mbërrijë gjatë javës në veri të Evropës.
Mjaft vende në Evropë kanë marrë masa për përballimin e një moti të nxehtë, ku kryesore janë përkujdesja ndaj moshave të treta, parandalimi i zjarreve. Ndërkohë në Budapest kafshët e kopshteve zoologjike po i ushqejnë me ushqime të ngrira, e në Finlandë një supermarket i lejon klientët të flejnë aty për të qendruar freskët.