Sipas MeteoAlb, orët e para të ditës do të jenë me kthjellime dhe vranësira të shpeshta, të cila do të zhvillohen gjatë mesditës duke bërë që të kemi si fillim reshje në zonat Veriore dhe më pas në të gjithë vendin. Por pasditja dhe orët vijuese përmirësojnë gradualisht kushtet e motit.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Pukës dhe Ersekës me 4°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Sarandës me 23°C.
Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzimin 4 ballë.
Kushtet e motit ditën e sotme kanë zhgënjyer pensionistët dhe prindërit me fëmijë deri në 14 vjeç, pasi sot ishte dhe dita e liridaljes për ta; pensionistët deri në orën 10:00, ndërsa për prindërit nga ora 11:00 – 17:30.





