Sipas MeteoAlb, pjesa e parë e ditës pritet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë në Ultësirën Perëndimore.

Ndërsa vranësirat më të fokusuara do të jenë në zonat malore dhe në Veri të Shqipërisë. Parashikohet që orët vijuese të sjellë shtim gradual të vranësirave të cilat më të theksuar do të bëhen në veri të vendit tonë duke krijuar dhe mundësi për reshje të pakta shiu.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 4°C deri në 18°C. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi Jugor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 5 ballë.