Mëngjesi i 26 gushtit e gjeti bregdetin e Durrësit pa pushes.
Për herë të parë pas një muaji me temperatura përvëluese, moti i vranët i kësaj të enjte i “trembi” pushuesit të cilët ishin mjaft të pakët në numër në zonën e Shkëmbit të Kavajës.
Në pamjet filmike që sjell operatori i “Durrëlajm”, duket qartë se përgjatë vijës bregdetare ka një numër shumë të vogël pushuesish të ulër në shezlongë, ndërkohë një pjesë e madhe e tyre preferojnë të bëjnë xhiro në shëtitoret përgjatë bregdetit.
Sipas sinoptikaneve, këto ditë moti do të jete i paqëndrueshëm, ku do të shoqërohet edhe me ulje të temperaturave.
Moti me diell dhe me temperatura të larta do të rikthehet javën e ardhshme dhe do të na shoqërojë në 10 ditët e para të shtatorit.
Për shkak të politikave lehtësuese dhe mungesës së barrierave kufizuese në kufi përgjatë ketij sezoni veror, në muajt korrik dhe gusht e gjithë vija bregdetare e Durrësit u frekuentua nga një numër shumë i lartë pushuesish vendas dhe të huaj.