Dita nisi me diell, por sinoptikanët parashikojnë ndryshime të motit gjatë orëve në vijim. Sipas “Meteoalb”, pasditja fuqizon vranësirat në Juglindje dhe një pjesë të Qendrës së territorit duke gjeneruar shira afatshkurtra.

E MËRKURË:

Paraditja dominohet nga kthjellime e vranësira të lehta në gjithë vendin, përveç ekstremit Verior ku do të ketë vranësira më të shpeshta e shira të dobët.

Pasditja fuqizon vranësirat në Juglindje dhe një pjesë të Qendrës së territorit duke gjeneruar shira afatshkurtra.

Në mbrëmje shira të dobëta rrezikojnë Juglindjen ndërsa territori mbetet pjesërisht i kthjellët.

Temperaturat e ajrit nuk sjellin ndryshime të ndjeshme gjatë mëngjesit por rritje të lehtë sjell mesdita (max. deri 27°C).