Ditën e sotme qyteti i Kukësit është përfshirë nga reshjet e shiut, por ky ndyshim moti ka mjaftuar që brenda pak minutash të përmbyten rrugët.

Nga pamjet e publikuara nga vendi i ngjarjes shihet se uji ka arritur në nivelin që të mbulojë gomat e makinave, ndërsa nuk raportohen dëme në biznese e banesa.