Pas disa ditësh me mot të kthjellët dhe temperatura relativisht të larta për ditën e Premte parashikohet përkeqësimi i kushteve atmosferike për vendin tonë.
Në këtë mënyrë moti në zonën e qendrës dhe atë të jugut parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash kalimtare mesatare dhe hera-herës deri të dendura. Sipas SHMU në zonën e qendrës këto vranësira prej orëve të mesditës do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri dhe mesatar në formën e shtrëngatave.
Zona e veriperëndimit parashikohet me mot kryesisht të vranët dhe reshje shiu me intensitet mesatar deri dhe të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike. Në zonën e verilindjes reshjet e shiut të herëpashershme me intensitet të ulët.
Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 1-8 m/sek, e cila hera – herës përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore fiton shpejtësi deri ne 12-15m/sek. Valëzimi ne dete i forcës 2-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zona malore 14 deri 30°C
në zona e ulëta 16 deri 33°C
në zona bregdetare 18 deri 31°C
Ndërkohë që të shtunën dhe të dielën do të vijojë rënia e temperaturave si dhe do të ketë reshje shiu të shoqëruara me shkarkesa elektrike.