Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme të ndikuara nga një sistem frontal shoqëruar me masa ajrore të ftohta, të lagështa me origjinë veriperëndimore.

Moti parashikohet fillimisht me vranësira të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme dhe lokalisht të vazhdueshme me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave.

Më pas gradualisht pas orëve të mesditës moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash.

Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta dhe lokale ndërsa në zonën e veriperëndimit reshjet përsëri në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Në relievet malore në lartësitë mbi 800 metër në verilindje dhe 1000 metër në juglindje reshje dëbore.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – juglindje me shpejtësi 1 – 6m/sek.

Përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era me shpejtësi 8-12m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.