Sipas MeteoAlb, një sistem i fuqishëm vranësirash do të vendoset në territorin shqiptar duke gjeneruar shira ku më të dukshme do të jenë në zonat jugore dhe Jugperëndimore, herë pas here të shoqëruara me forcim të erës.
Pjesa e dytë e ditës sjell dobësim të ndjeshëm të shirave duke sjellë intervale me kthjellime në pjesën më të madhe të vendit. Gjatë natës vetëm zonat malore mbeten me reshje të pakta shiu.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në mëngjes, dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 19°C.
Era do fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësinë max 38 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor, për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të krijohet dallgëzim 2 – 3 ballë.