Moti në fundjavë në vendin tonë do të shoqërohet me reshje shiu, teksa në zonat malore nuk do të mungojë edhe dëbora.

Meteorologu Hakil Osmani thotë se era do të jetë e fortë, sidomos të shtunën, duke sjellë probleme me trafikun detar.

Do kemi shi dhe në disa zona malore, madje edhe dëborë. Do kemi reshje, që do kenë dhe formë rrebeshi herë pas here. Ky mot do na shoqërojë nga e shtuna në darkë deri nga e diela në mëngjes. Përgjatë fundjavës do kemi rritje të temperaturave, teksa maksimalja do të jetë 18 gradë celcius.

Javës tjetër do kemi rënie të temperaturave. Era do të jetë mjaft e fortë të shtunën, ku në bregdet do të jetë rreth 75 km/orë dhe më e ndjeshme do të jetë në Durrës, Vlorë, Sarandë, duke qenë problematike sa i përket trafikut detar”, tha meteorologu Hakil Osmani.