18 shtator 2015 – Temperaturat e larta të muajit gusht janë rikthyer të premten në qytetin e Durrësit, ndërsa të dielën pritet që bashkë me rënien e temperaturave të ketë edhe reshje shiu. Të pasionuarit e plazhit kanë në dispozicion edhe ditën e shtunë për banjat e ujit dhe të diellit, pasi më 20 shtator në mesditë pritet rënia me 10 gradë e temperaturave si dhe fillimi i reshjeve të shiut.
Mesditën e sotme shtylla e zhivës parashikohet të arrijë në 36 gradë Celsius, çka të kujton ditët e nxehta të gushtit të kaluar.
Pak ditë para përfundimit zyrtar të stinës së verës, Durrësi do të përjetojë fillimisht motin e nxehtë të gushtit, ndërsa pas ditës së diel priten reshje shiu dhe stuhi të shkurtra.
/portali DurresLajm/





