TIRANË, 18 korrik 2013 – Ashtu si Ballkani dhe Evropa, Shqipëria do të ketë mot të kthjellët, me vranësira të pakta, pa përjashtuar edhe shira të dobët lokalë, parashikon departamenti i klimës dhe mjedisit pranë institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit në universitetin publik Politeknik të Tiranës.
Situata sinoptike (figura nr. 1)
Në figurë paraqitet situata sinoptike e parashikuar për datën 19 korrik, ora 00.
Nga kjo pamje vërehet se kontinenti evropian si dhe Ballkani ndikohen nga një fushë me presion atmosferik të lartë.
19 korrik 2013 (figura nr. 2)
Do të mbizotërojë mot i kthjellët me vranësira të pakta në orët e mesditës.
Era do të fryjë e lehtë, në bregdet deri 15 km/orë, nga veriperëndimi.
Temperaturat ekstreme pritet të luhaten:
NË VENDET MALORE temperaturat minimale do të zbresin deri në 16, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 26 gradë celsius;
NË VENDET E ULËTA temperaturat minimale do të zbresin deri në 18, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 33 gradë celsius;
NË BREGDET temperaturat minimale do të zbresin deri në 20, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 32 gradë celsius.
20 korrik 2013 (figura nr. 3)
Do të mbizotërojë mot i kthjellët me vranësira të pakta në orët e pasdites në zonat malore në lindje të vendit.
Era do të fryjë e lehtë, në bregdet deri 15 km/orë, nga veriperëndimi.
Temperaturat ekstreme pritet të luhaten:
NË VENDET MALORE temperaturat minimale do të zbresin deri në 16, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 26 gradë celsius;
NË VENDET E ULËTA temperaturat minimale do të zbresin deri në 18, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 31 gradë celsius;
NË BREGDET temperaturat minimale do të zbresin deri në 20, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 31 gradë celsius.
21-24 korrik 2013 (figura nr. 4)
Situata sinoptike e parashikuar për datën 22 korrik në mesditë, sipas figurës, tregon për ndikimin e periferisë së një fushe me presion atmosferik të lartë në të gjithë Evropën.
Rrjedhimisht, pritet të mbizotërojë mot i kthjellët me vranësira të pakta, kryesisht në zonat malore në orët e mesditës, ku priten edhe shira të dobët lokalë.
Temperaturat maksimale do të luhaten: në vendet malore nga 25-27 gradë celsius, ndërsa në zonën e ulët dhe në bregdet nga 31-34 gradë celsius.
Temperaturat minimale do të luhaten: në vendet malore nga 15-17, ndërsa në zonën e ulët dhe bregdet nga 19 deri në 21 gradë celsius.
Era do të fryjë e lehtë, në bregdet deri mesatare, në përgjithësi nga veriperëndimi.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





