Orët e paradites do të jenë në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të herë pas hershme, por më të theksuara vranësirat do të jenë në veri-qendër të territorit.

Gjatë orëve të pasdites, vranësirat do të jenë më tepër të pranishme duke rrezikuar shira afatshkurtra. Më të dukshme shirat paraqiten në zonat malore lindore. Parashikohet që nata të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në orët e mëngjesit, ndërsa mesdita do të sjellë rënie të tyre. Era do të fryjë me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi jugperëndimor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim mbi 2 ballë.