Shqipëria do të dominohet nga vranësira të dendura dhe reshje të pakta shiu e dëbore në zonat e thella malore.
Parashikohet që mesdita dhe orët e pasdites të sjellin përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike në pjesën më të madhe të territorit duke rikthyer kthjellimet dhe vranësirat e shpeshta, por do të mbeten me vranësira dhe reshje të izoluara shiu e dëbore zonat në skajin verior të vendit.
Ndërkohë pritet që të njëjtat kushte meteorologjike të vijojnë edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në orët e mëngjesit por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 19°C.
Era do të fryjë mesatare me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi kryesisht verilindor duke sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim mbi 3 ballë.