Fundjava e fundit e muajit gusht pritet të jetë nën ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme.

Era nga juglindja-veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-8m/sek. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.

Ditën e diel moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira në zhvillim në orët e mesditës.

Sipas SHMU në mesditë e pasdite përgjatë relieveve malore të vendit reshje shiu me intensitet të ulët.

Era nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-8m/sek. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.