Sipas MeteoAlb, vendi ynë mbetet në ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike të cilat do të sjellin në territor reshje shiu, ku here pas here do të jenë të shoqëruara dhe me stuhi të forta ere.

Më problematike situata do të jetë në zonat Veriore dhe Veriperëndimore. Gjithashtu pasditja dhe orët vijuese do të dominohen nga shirat të dendura.

Temperaturat e ajrit ulen në mëngjesit dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 17°C.

Era do të fryjë e fortë në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë 60 nga drejtimi jugor-Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 5 – 6 ballë.