Prej disa ditësh Shqipëria është përfshirë nga vala e të nxehtit afrikan, ku temperaturat kanë kaluar 40 gradë celsius.

Por duke nisur nga dita e premte temperaturat do të pësojnë një ulje të ndjeshme sa i përket vlerave maksimale.

Ditën e premte temperaturat maksimale pritet të arrijnë në 27 gradë celcius, ndërkohë që moti parashikohet me vranësira të dendura të cilat herë pas herë do të shoqërohen me stuhi shiu dhe shkarkesa elektrike.