Edhe për fundjavën, vendi do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme falë masave ajrore të lagështa.
Në këtë mënyrë për ditën e shtunë moti parashikohet fillimisht me kthjellime e alternime vranësirash kalimtare. Duke filluar nga orët e mesditës, shtim vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura.
Vranësirat përgjatë relieveve kodrinore – malore në lindje dhe jug të territorit do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave. Lokalisht këto reshje në periudha afatshkurtra me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me breshër dhe rrufe.
Edhe për ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga relativisht të njëjtat kushte atmosferike.
Moti parashikohet fillimisht me kthjellime e alternime vranësirash kalimtare. Duke filluar nga orët e mesditës shtim vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura.
Vranësirat përgjatë relieveve kodrinore – malore në lindje dhe jug të territorit, do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave. Lokalisht këto reshje në periudha afatshkurtra me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me breshër dhe rrufe.