Durrsakët e kanë patur traditë të kahershme që çdo fundjavë, së bashku me prindërit e moshuar dhe fëmijët, të bëjnë shëtitje në plazh. Por këtë vit edhe mund të lahen, sepse dielli është ende i nxehtë deri pasdite pavarësisht se data shënon 10 nëntor.
Bregdetit i Durrësit ka mbetur shumë i frekuentuar për shkak të temperaturave të larta të kësaj vjeshte. Të shumtë janë ata që marrin rreze e lahen në detin Adriatik, ndërsa të tjerë bëjnë shëtitje të gjata dhe stërviten në bregdet.
Qytetarët durrsakë thonë se prej vitesh nuk ishte mbajtur mend që në 10 nëntor të lahen në ujërat e Adritikut apo të shëtisin me fëmijët, megjithatë i shfrytëzojnë më së miri rrezet e diellit dhe kohën e ngrohtë.
Nga kryeqyteti nuk vijnë në plazh vetëm për shëtitje dhe një drekë me peshk të freskët në restorante. Shumë qytetarë kanë vendosur që të merren me sport e aktivitet fizik. Më mirë se në bregdet e në ajër të pastër, nuk mund të ushtrohen në palestra.
K.H.





