Një 27-vjeçar është aksidentuar për vdekje në aksin rrugor Elbasan-Peqin.

Policia thotë se i riu me iniciale S.V. është gjetur i aksidentuar anës rrugës në fshatin Pajovë, por ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

"Nga hetimet paraprake dyshohet se personi është goditur nga një motoçikletë, e cila më pas është larguar nga vendngjarja", sqaron policia.

 Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të  ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.