Një aksident është regjistruar ditën e sotme në Elbasan, ku një person ka mbetur i plagosur.

Sipas njoftimit të policisë, shtetasi me inicialet E. H., 20 vjeç, banues në Elbasan, drejtues i motoçikletës tip “DORIAN”, ka aksidentuar këmbësorin me inicialet N. B., rreth 60 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.