5nentor 2015 – Një 19-vjeçar që udhëtonte me motor përplaset fatalisht me një karrocë që tërhiqej me kalë. Ngjarja e rëndë ndodhi sot rreth orës 17:20 në aksin Shkodër-Muriqan, përkatësisht në fshatin Oblikë.
Burime nga policia lokale pohuan se në aksident janë përfshirë një karroce kuajsh, e cila është përplasur me një motoçikletë tip ‘Lonçin’ me targë AB684. Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i motoçikletës, 19-vjeçari Ilir Dahati, me banim ne fshatin Oblikë. I plagosur ka mbetur pasagjeri që udhëtonte me viktimën, B.B., 19 vjeç.
/portali DurresLajm/