Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen e dy adoleshentëve ka ndodhur në segmentin rrugor Shkodër-Postribë, në fshatin Hot i Ri.
Të plagosur kanë mbetur R. Nika 14 vjeç dhe K. Gjeka 16 vjeç, të cilët kanë qenë duke lëvizur me një motorçikletë tip “Yamaha” pa targa, kur janë përplasur me një automjet tip “Ford” me targë DC395PE me drejtues shtetasin me iniciale V. Q 21 vjeç, banues në Hot të Ri.
Përplasja ka qenë e fuqishme, e për pasojë dy adoleshentët janë dëmtuar rëndë, të cilëve u janë shkaktuar plagë të shumta në trup.
Ata janë dërguar për mjekim më të specializuar në Tiranë, ku ndodhen në gjendje të rëndë.
Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur edhe grupi hetimor si dhe policia rrugore, të cilët kanë shoqëruar drejtuesin e automjetit deri në sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.