Një aksident me 3 të plagosur është shënuar këtë mëngjes në aksin rrugor Lezhë- Shkodër te kryqëzimi i Gjadrit.
Mësohet se në aksident janë përfshirë dy motoçikleta.
Për pasojë kanë mbetur të plagosur drejtuesi i njërit motor dhe drejtuesi dhe pasagjeri i mjetit tjetër.
Menjëherë ka mbërritur policia e Lezhës, e cila po kryen ekspertizën mbi shkaqet e aksident.





