Tiranë, 18 korrik 2014 – Një fëmijë është plagosur rëndë mbrëmjen e sotme në Tiranë, pasi është përplasur nga një motor.
Burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në rrugën “5 Maji” në kryeqytet, ku motori me targë AF 940, që drejtohej nga shtetasi Sadik Shenjatari, ka përplasur fëmijën dhe më pas është larguar.
Policia është vënë në kërkim të drejtuesit të mjetit, ndërsa fëmija është dërguar në spital në gjendje të rëndë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





