Një kalimtar që po kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën në bulevardin “Epidamn” të Durrësit është aksidentuar nga një motor, që sipas dëshmitarëve po lëvizte me shpejtësi të madhe në këtë aks, mesditën e kësaj të shtune.

“DurrësLajm” mëson se kalimtari ka marrë dëmtime të lehta dhe është shoqëruar me ambulancë për në spitalin e qytetit.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e motorit.

Sipas dëshmitarëve, nuk janë të pakta rastet kur mjete apo motora qarkullojnë me shpejtësi në qendër të qytetit, duke u bërë rrezik potencial për jetën e qytetarëve.