Një motoçikletë ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga në aksin Laç-Patok dhe për pasojë është plagosur drejtuesi i mjetit.
Ky i fundit nuk është identifikuar ende dhe është transportuar për në Tiranë.
“Rreth orës 13 :30,në aksin rrugor Laç-Patok, në afërsi të një lokali, drejtuesi i një motoçikletë, ende i paidentifikuar ka humbur kontrollin duke ka dalë nga rruga, ku për pasojë ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë.”, njofton policia.
Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin e drejtuesit të motoçikletës.





