Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë, në fshtin Zhym të Lushnjes.
67-vjeçari Th.Ç., duke drejtuar motomjetin ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën.
“Sot rreth orës 14:40, në fshatin Zhym, shtetasi Th. Ç., 67 vjeç, banues në Krutje, duke drejtuar motomjetin tip “Lifan”, ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka ndërruar jetë.”, njofton policia.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të daljes nga rruga.





