Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një i ri shqiptar, sëbashku me shokun e tij grek, kanë humbur jetën pas një aksidenti me motor.

Mediat greke shkruajnë se 21-vjeçari shqiptar Erdi Rushitaj dhe 17-vjeçari grek, Mateos Karagiannakis, ishin duke udhëtuar në ishullin e Kretës, ku motori në të cilin udhëtonin humbi kontrollin dhe u përplas me një shtyllë në anë të rrugës.

21-vjeçari shqiptar humbi jetën në vend ndërsa 17-vjeçari ndërroi jetë pasi u transportuar në spital.