3 të plagosur, njëri prej të cilëve rëndë, është bilanci i një përplasjeje të regjistruar në Fiumicino, Itali.
Një motor është përplasur me një automjet tip Mini dhe siç mund të duket nga fotot në vendngjarje, mjeti motorik është futur brenda mini makinës.
Më rëndë ka mbetur i plagosur nga përplasja drejtuesi i motorit që është dërguar me helikopter në spital.
Ndërkohë, dy personat që ndodheshin në automjetin tip Mini, janë lënduar më lehtë.
Policia po heton për shkaqet e aksidentit.





