Një aksident është regjistruar këtë pasdite në fshatin Kamçisht të Lushnjës.
“Sot rreth orës 17:00, në fshatin Kamçisht, shtetasi K. Ll., 22 vjeç, banues në Zhym, duke drejtuar motomjetin tip “Dayang” ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar pasagjeri në motomjet, shtetasi R. S., 24 vjeç, banues në Gjazë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.”, njofton policia.
Mësohet se është shoqëruar në Komisariat drejtuesi i motomjetit dhe po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.





