Një aksident ka ndodhur këtë të martë në Kuçovë.
Një shtetas i paidentifikuar ka aksidentuar dy qytetare.
E aksidentuara Leme Mara, 72-vjeçe ka humbur jetën në spital, ndërsa e aksidentuara File Ahmeti, 74-vjeçe është transportuar drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë, në gjendje të rëndë.
Drejtuesi i motomjetit ende nuk është identifikuar, ndërsa është larguar nga vendi i ngjarjes.





