Një aksident ka ndodhur në qytetin e Lushnjes, ku një motor ka përplasur një 60-vjeçar i cili udhëtonte me biçikletë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën rurale Karbunarë-Stan.

Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të plagosur rëndë të dy drejtuesit, ai i motorit, Aurel Gorovelli, 35 vjeç dhe ai i biçikletës, Tahir Uka 60 vjeç.

Ky i fundit është në gjendje më të rëndë shëndetësore dhe është transportuar në spitalin e Lushnjës me urgjencë.

Mësohet se shkak i aksidentit ka qenë prerja e rrugës nga biçikleta ndaj motorit.