Një fëmijë është përplasur këtë të mërkurë nga një drejtues me motorçikletë në Elbasan. Fëmija i aksidentuar e merr edukimin në shkollë private dhe ka qenë duke zbritur nga furgoni kur motori e ka përplasur.
Fëmija ka pësuar dëmtime të lehta dhe është dërguar për të marrë mjekimin e posaçëm në spitalin e Elbasanit.
Drejtuesi i motorçikletës është shoqëruar në komisariatin e policisë.





