Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti. Ngjarja ka ndodhur në aksin Lushnje-Fier, ku një motomjeti përplasi për vdekje një këmbësor, 77-vjeçarin Hakim Maledhi.

Fillimisht si drejtuesi i motomjetit dhe këmbësori mbetën të plagosur dhe u transportuan në spital.

Por më pas u raportua se 77-vjeçari Maledhi nuk i ka mbijetuar dot plagëve të marra nga përplasja dhe ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.