Një aksident ku janë përfshirë një motor dhe një makinë e drejtuar nga një 33-vjeçare, është regjistruar në lagjen nr.18 në Durrës.
Si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motoçikletës, 25-vjeçari E.M. nga Shijaku, i cili ka marrë dëmtime e ndodhet në spital, por fatmirësisht jashtë rrezikut përt jetën.
Aksidenti ka ndodhur ditën e mërkurë rreth orës 17:30.
Njoftimi i policisë:
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 08.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin E.M, vjeç 25, banues në Shijak, pasi dyshohet se rreth orës 17:30, në lagjen nr. 18, Durrës, duke drejtuar pa leje drejtimi, motoçikletën tip “Dayang”, është përplasur me mjetin tip “Ford”, me drejtuese shtetasen A.Ll, 33 vjeçe, banuese në Durrës, për pasojë është aksidentuar E.M., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Nenet 290 dhe 291 të Kodit Penal.





