Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në aksin rrugor Sarandë-Ksamil, pranë vendit të njohur si ‘Hidrovori’.
Një makinë është përplasur me një motor dhe për pasojë dyshohet se dy persona kanë humbur jetën.
Viktimat udhëtonin me motor dhe dyshohet se janë turistë të huaj. Forca policie në vendngjarje kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve.





