Një aksident me pasojë plagosjen e 3 personave ka ndodhur këtë të diel rreth orës 12:08, në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në vendin e quajtur ish-SMT Dobraç.

Nga informacionet policore, një motor është përplasur me një biçikletë dhe për pasojë ka mbetur i dëmtuar rëndë drejtuesi i motorrit Gj. P. 72 vjeç banues në Malësi e Madhe, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër.

Të dëmtuar, por jashtë rrezikut për jetën, kanë mbetur edhe bashkëshortja e tij L. P. 62 vjeçe, e cila ishte pasagjere në motor, si dhe drejtuesi i biçikletës R. Q. 65 vjeç, banues në Dobraç Shkodër. Ata po marrin mjekimin e nevojshëm në spitalin e Shkodrës.

Autoritetet po kryejnë veprimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.