Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë.

Mësohet se në afërsi të kryqëzimit të 21 Dhjetorit, motomjeti me drejtues A. T., ka aksidentuar të moshuarin që po lëvizte me biçikletë H. B., 72 vjeç.

Si pasojë 72-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 18.05.2022, në afërsi të kryqëzimit të 21 Dhjetorit, motomjeti me drejtues shtetasin A. T., 37 vjeç, ka aksidentuar biçiklistin shtetasin H. B., 72 vjeç.

Si pasojë shtetasi H. B., është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.