Një aksident me pasojë dy të plagosur ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në Sarandë.
Një motor është përplasur me disa bagëti të imta në vendin e quajtuar “ Ura e Bogaztit” në aksin rrugor Shkallë-Livadhja.
“Rreth orës 16:40, në aksin rrugor Shkallë– Livadhja, në vendin e quajtur “Ura e Bogazit”, një motomjet është përplasur me disa bagëti të imta, si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit shtetasi L.L., 67 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Sarandës, në gjendje të rëndë shëndetësore dhe pasagjeri shtetasi F.P., 52 vjeç, ky i fundit jashtë rrezikut për jetën“, informoi policia.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.





