Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë, ku një motor është përplasur me një kamion.

Bëhet me dije se si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit, shtetasi L.DH. Mësohet se i lënduari është dërguar me urgjencë në spital.

Policia ka mbërritur në venndgjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

“Në Unazë të Re, pranë Liqenit të thatë, mjeti motorr me drejtues shtetasin L. Dh., 23 vjeç ka goditur nga pas mjetin kamion me drejtues M. Ll. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motorrit shtetasi L. Dh, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.