Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar reth orës 10:25, tek Brryli në Tiranë.
Policia bën me dije se motomjeti me drejtues shtetasin B. Sh., ka aksidentuar këmbësorin T. B., 88 vjeç, i cili ka humbur jetën në vendngjarje.
NJOFTIMI I POLICISË:
Me datë 14.12.2021, rreth orës 10:25, tek Brryli, pranë Iranianit, motomjeti me drejtues shtetasin B. Sh., ka aksidentuar këmbësorin shtetasin T. B., 88 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, shtetasi T. B., ka humbur jetën në vendngjarje.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.





