Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në rrugën “Mihal Grameno” në Berat, ku dy të rinj, Suela dhe Erald Xhafa, kanë qenë duke zbritur me motor nga Kalaja në drejtim të qytetit, por janë përplasur me një mjet tip “Benz”, që ndodhej i parkuar në anë të rrugës.
Për shkak se përplasja ka qenë shumë e fortë dy të rinjtë kanë përfunduar pa ndjenja në tokë dhe janë dërguar menjëherë në spital.
Mjekët e spitalit të Beratit konfirmojnë se gjendja e tyre është tejet kritike dhe ata pasi i kanë dhënë ndihmën e parë mjekësore, po i përgatisin për t’i transportuar me ambulancë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.





