Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në rrugën dytësore Golem – Plepa.

Raportohet se një motor është përplasur me një automjet tip “Ford” dhe si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motorit.

I plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin e Durrësit.

Policia po heton për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.