Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë, ku motori është përplasur me një makinë, për pasojë është dëmtuar drejtuesi.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Virua”, ku motomjeti tip “BMW” me drejtues 32-vjeçarin me iniciale A. Ll. është përplasur me automjetin tip “Opel”, me drejtues 50-vjeçarin me iniciale B. R.

Drejtuesi i motorit është dërguar në spitalin rajonal të Gjirokastrës për ndihmë mjekësore.

Deri më tani nuk dihet se si është gjendja e tij shëndetësore, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.