Një 22-vjeçar mbeti i plagosur këtë të hënë në Berat si pasojë e një aksidenti automobilistik. Policia bëri të ditur se i riu, i cili udhëtonte me motor u përplas me një automjet, në rrethana momentalisht të paqarta.
“Në rrugën urbane “Antipatrea”, rreth orës 12:00, pranë vendit të quajtur “Dogana”, shtetasi Dh.L., 22 vjeç, duke drejtuar motomjetin është përplasur me mjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin F.L. Drejtuesi i motomjetit, shtetasi Dh.L, është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, thuhet në një njoftim paraprak të policisë së Beratit.





